Kombëtarja Shqiptare ndodhet në Tel Aviv të Izraelit ku po pritet të luajë në Bloomfield Stadium në kuadër të “Ligës së Kombeve”.
Trajneri i kuqezinjve, Eduardo Reja ka preferuar të ndërrojë skemën, teksa nga 3-5-2 ka kaluar në 4-3-1-2.
Shqipëria e ka detyrim fitoren, si e vetmja mënyrë për të besuar e shpresuar te vendi i parë në grup. Aktualisht, Kombëtarja jonë është në vendin e 3-të me 1 pikë. Rivalët tanë janë mjaft komod, pasi kryesojnë grupin.