Një gjykatë ndërkombëtare kohët e fundit vendosi njëzëri se qeveria shqiptare është fajtore për përndjekjen politike për sjelljen e saj korruptive dhe të padrejtë ndaj sipërmarrësit Francesco Becchetti, shkruan media italiane affaritaliani.it.
Becchetti, me banim në Londër, pronar i Agon Channel, një stacioni televiziv pan-Evropian që transmeton nga Shqipëria. Agon Channel – i cili punësoi më shumë se 500 njerëz në Shqipëri – kishte marrë një pozicion kritik ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit aktual, Edi Rama.
Me dënimin, gjykata ndërkombëtare vendosi që qeveria Rama lëshoi një urdhër arrestimi të motivuar nga arsye të thjeshta politike kundër Z. Beçhetti dhe partnerit të tij të biznesit, duke i akuzuar në mënyrë të padrejtë ata për shmangie të taksave, falsifikim të dokumenteve, përvetësim dhe pastrim parash, duke kërkuar gjithashtu ekstradimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar.
Gjatë arbitrimit, gjykatat e Londrës kishin refuzuar tashmë kërkesat për ekstradim nga pala shqiptare, duke i konsideruar ata një abuzim serioz dhe Interpol kishte tërhequr urdhrat e arrestit ndërkombëtar kundër Beçhettit dhe partnerit të tij të biznesit, De Renzis, pasi Shqipëria nuk ishte në gjendje t’i justifikonte këto kërkesa. Gjykata dënoi Shqipërinë për shpronësimin e paligjshëm të stacionit televiziv Agonset, në shkelje të traktatit të investimeve bilaterale midis Italisë dhe Shqipërisë, dhe urdhëroi pagimin e 140 milionë eurove si kompensim ndaj Francesco Beçhetti dhe të tjerët , nga Qeveria Shqiptare. Francesco Beçhetti komentoi:
“Familja ime dhe unë jemi të kënaqur që katër vitet e betejave ligjore kundër arrestimit të paligjshëm dhe persekutimit politik kanë përfunduar. Mendimet tona të para shkojnë për të gjitha familjet e punonjësve të Grupit që u është dashur të vuajnë kaq padrejtësisht për shkak të veprimeve të nxituara të qeverisë së korruptuar shqiptare.
Ne jemi të kënaqur që gjykata ndërmori një hap të jashtëzakonshëm për të konfirmuar se ne iu nënshtruam përndjekjes nga shteti. Ne mezi presim që të vazhdojmë me jetën dhe aktivitetet tona. ”Policia shqiptare ndaloi punonjësit e Agon Channel në kufi dhe i nënshtroi ndaj disa kërkimeve kur po largoheshin nga vendi. Subjektet, të cilët janë përcaktuar nga Qeveria si “persona shumë të rrezikshëm”, përfshijnë gazetarë, drejtorë dhe analistë, si dhe kameramanë, operatorë dhe parukierë”, tha ai.