Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrin dritën jeshile për hapjen e negociatave, ministrat e jashtëm japin OK-in

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrin dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Kanë qenë ministrat e jashtëm të BE-së që kanë dhënë OK-in për të dy vendet, ndërsa vendimi është bërë i ditur dhe nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot  një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan ai.

Mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve anëtarë është zhvilluar përmes platformave online, për të shmangur përhapjen e COVID19, që është kthyer në një kërcënim për të gjitha vendet e botës.

Nuk ka munguar as postimi i ministrit gjerman Michael Roth, i cili thotë se ky është një lajm mjaft i mirë në kohëra të errëta.

“Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund drita jeshile në Këshillin e Ministrave të sotëm për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Përëndimor. Urime në Tiranën dhe Shkupin, është e merituar”, shkruan Roth.

Lidhur me këtë vendim kryeministri Rama ka njoftuar dhe një konferencë për shtyp në orën 15:30 të mesditës së sotme.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *