Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Gjatë këtij takimi, Maas ka folur edhe në lidhje me çeljen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Lidhur me këtë temë, Maas është shprehur se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të trajtohen si çështje paketë, të pandara nga njëra tjetra.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të trajtohen si çështje paketë. Nuk do të ndahen nga njëra-tjetra përsa i përket vendimit të hapjes së negociatave”
Ndërkohë ai shtoi se po punohet për të nisur Konferencën e parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave me të dy vendet.