Nuk do të ketë prani tifozësh në ndeshjen Shqipëri-Angli e vlefshme për kualifikueset e Boterorit Katar 2022.
Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje zyrtare FSHF-së, duke mos lejuar praninë e një numri të reduktuar tifozësh në stadiumin Air Albania, ashtu sic kishte kërkuar federata.
Ministria e Shëndetësisë thotë se prania e tifozëve në stadium është një rrezik për përhapjen e mëtejshme të Covid-19, prandaj kjo kërkesë e FSHF-së nuk miratohet.
“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, lexohet në letrën e mbërritur në zyrtar e FSHF dhe që mban fdatën 17 mars.
Federata kishte kërkuar zyrtarisht rikthimin e tifozëve për ndeshjen e rëndësishme kundër Anglisë në eliminatoret e Botërorit 2022 që do të luhet në Tiranë me 28 mars. Sipas udhëzimeve të UEFA-s, FSHF kërkonte që një numer i reduktuar personash të ishin të pranishëm në respekt të të gjitha normave dhe protokolleve të sigurisë kundër Covid-19. Por kjo nuk do të ndodhë dhe duket larg dita kur në Shqipëri, tifozët të kthehen sërish në stadiume.
(E.H/Faxweb.al)