Prej dy ditësh tashmë vendi po kalon një situatë të vështirë për shkak të përmbytjeve. Kjo ka bërë që të mobilizohet dhe ambasadori amerikan Donald Lu.
Ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadori amerikan Donald Lu vizituan sallën operacionale në QBO të Forcave të Armatosura.
Olta Xhaçka dhe Donald Lu u njohën me situatën pas përkeqësimit të motit. Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të Forcave të Armatosura për përballimin e kësaj situate.
Donald Lu shprehu mbështetjen për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për kapërcimin e situatës.
(E.K/Faxweb)