Një aksident tragjik ju mori jetën 2 të rinjve sot në autostradën Kalimash Morinë ndërsa Faxweb mëson se quhen Shpëtim Manaj dhe Klisman Uka, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Kukësit i cili quhet Samet Elezi.
Fillimisht ka ndërruar jetë Manaj, ndërsa Uka u nis me helikopter drejt Tiranës pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, ndërsa ndërroi jetë në duart e mjekëve të Spitalit Ushtarak.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga.
Pak minuta pas ngjarjes, policia bëri me dije se njëri prej qytetarëve që udhëtonte në mjet kishte humbur jetën ndërsa dy të tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal të Kukësit. I mbijetuari i vetëm nga ngjarja, Samet Elezi ndodhet ende në spitalin e Kukësit ku po merr trajtim mjekësor, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
(F.GJ/FAXWEB.AL)