Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBlogFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Shpresa që vjen prej Kuksianëve!

Nga Armand Maho

Kukësi i dha një mesazh jo të vogël harbuterisë së qeverisë. Rropatjet për t’i quajtur barbarë, apo se atë revoltë e kryen “ elementë me të shkuar kriminale” nuk vlejnë. Kuksianët dhe një pjesë e qytetarëve të Kosovës u ngritën për një të drejtë të tyre.

Po po, pikërisht  ata që diskrimimohen sistematikisht nga kjo pjesa e “qyetëruar”. Të “ qytetëruarit” që pranojnë të përdhunohen sistematikisht, që pranojnë talljet e qeverisë, që pranojnë rritjen e çmimit e të dritave, rritjen e taksave dhe s’bëjnë zë.

Ajo pjesa e qytetëruar që pranon t’i drogohen fëmijët, dhe sërish duartrokret  me pathos shtetin që po bën kryeministri.

E pra shpresa dhe një herë erdhi nga veriu, nga Kukësi i Havzi Neles, nga Kosova e cila s’iu përul kurrë as serbit.

Kuksianët u ngritën që të mbrojnë bukën e femijëve të tyre. Nga ajo rrugë kalojnë mallra, iu duhet të vijnë në spitale dhe çdo gjë tjetër jetike.

Është zona më e varfër në vend, e diskriminuar nga çdo pushtet. Rruga është shpresa e vetme që Kukësi të mbijetojë. Dhe këtë shpresë Rama tinëzisht kërkoi t’ua vidhte.

Ata nuk janë barbarë. Për mua ata që reagojnë ndaj pushtetit për një padrejtësi janë elita e një kombi.

Në rast se një pushtet vjedh e vjedh në pafundësi  xhepat e qytetarëve të tij atëherë popullit i lind e drejta t’i vërë zjarrin.

Ky është populli që i duhet çdo kombi. Ky vend s’ka nevojë për një popull që duartroket çitjane hajdutësh, por ka nevojë për atë popull që i ndizet gjaku nga padrejtesia.

Ka nevojë për atë popull i cili i tregon vendin çdo pushteti e çdo hajduti, qoftë ky biznesmen me kollare apo pushtetar me atlete.

Sot do të doja të isha Kuksian, dhe kuksian do doja të ishte i gjithë ky komb.

Ata njerëz nuk u ngritën për asnjë parti, nuk priten t’i thërriste kush. Ata u ngritën për të mbrojtur të ardhmen e tyre, jetën e tyre nga një pushtet hajdut dhe i pacipë.

Ky është kombi që na duhet. Kuksian sot duhet të jetë çdo biznes i vogël që të hënën kalon në biznes të madh në mënyrë arbitrare.

Kuksian duhet të jetë çdo vlonjat e sarandiot që po kërcënohet nga sekustroja e tokave në bregdet. Kuksian duhet të jetë çdo Tiranas që po sheh si i perçudnohet qyteti.

Kuksian duhet te jetë çdo korçar, pogradecar, gjirokastrit, tepelenas e shkodran. Gjithsecili që po vuan thundrën e hajdutërise, në emër të të bërit shtet.

Kuksianët e bënë të tyren, shembullin e dhanë. Iu bashkuan atyre kombeve që të vënë flakën po i vodhe.

Ky është mesazhi që duhet ta lexojë gjithsekush. Ka ardhur koha të themi: Je suis Kuksian!

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *