Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Shpirti ma di, strukemi në batanije”, banorët në Durrës në mëshirë të fatit pas tërmetit: Nuk kemi shpresë

Pas tërmetit të datës 26 nëntor, mijera familje mbetën në qiell të hapur.

Fax News ishte në familjen e Ahmet Lilës, në Durrës, ku kryefamiljari u shprehet se jeton në kushte të mjerueshme.

Në murin e jashtëm të banesës është shpallur që shtëpia është e pabanueshme, por megjithatë banorët vijojnë në qendrojnë aty pasi nuk kanë se ku të shkojnë.

“Bie shiu brenda. Futemi nëpër dysheqe dhe mblidhemi në batanije. Këto janë kushtet. Nuk e fitojmë bonusin dhe asgjë. Nuk kemi asnjë lloj shprese. Shtëpia është e dëmtuar.”- u shpreh kryefamiljari.

Ndërkohë që vajza tregoi se autoritet nuk i kanë ndihmuar dhe bën apel që mos ti lënë në mëshirë të fatit.

“Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, asnjë ndihmë. Kryetari i komunës më ka thënë nuk kam çfarë të bëj. Ne strukemi dhe po jetojmë mes frikës, pasi kemi frikë se mos bie ndonjë tërmet tjetër. Nuk ja dalim dot. Shpirti ma di strukemi në batanije. Mua nuk me kanë dhënë asgjë. I bëj thirrje të na ndihmojmë dhe mos të na lënë në rrezik për jetën. Duhet të na ndihmojnë dhe most ë na lënë në mëshirë të fatit.”- u shpreh ajo.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *