Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Shpiku fjalën e urtë që u bë ‘hit’, reagon zv/ministrja Lorena Haxhiu: Ka tekst, por ka edhe kontekst

Gafa e zv/ ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu e cila në vend të shprehjes, “atë që do të mbjellësh, do të korrësh”, e tha “atë që do të korrni, atë do ta mbillni në të ardhmen”, është bërë hit në rrjetet sociale por jo vetëm (lexo këtu).

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë Haxhiu e cila shprehet se ajo u keqpërdor duke sqaruar kontekstin e asaj çfarë ka dashur të thotë në mbyllje të fjalës së saj në ”Panairin e Punës”.

Reagimi i plotë:

Ka tekst, por ka edhe kontekst” – citonte dikur një profesori im në auditoret e Fakultetit. M’u kujtua sot, teksa portalet e futën në makinerinë e tyre dhe e nxorën të deformuar e jashtë kontekstit fjalën time të djeshme në çelje të Panairit të Punës. “Atë që ju do të korrni (në panairin e punës), atë do të mbillni dhe në të ardhmen (në tregun e punës)!” ishte fjalia ime përmbyllëse drejtuar të sapodiplomuarve, teksa prisnin të vizitonin stendat, për të korrur frytet e punës së tyre, pas vitesh të tëra studimi, lodhjeje, mundi e sakrifice. Duket që nuk paska patur mjaftueshëm lajme të këqija dje… Nice try

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *