Detaje të reja janë zbuluar lidhur me rrëfimin e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj të cilët i shpëtuan pengmarrjes në Durrës. Dy vëllezërit, u rrëfyen për hetuesit dhe hodhën dritë për një nga ngjarjet më të rëndë që tronditi Tiranën, ditët e para të janarit 2022, në Don Bosko, me një të vrarë e 4 të plagosur.
Krimi ndodhi më 4 janar në një lokal në kryeqytet, ku mendohej se rrinte shpesh Geron Hasanbelliu, armiku i përbetuar i Kasandër Nogës.
“Vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”, thanë vëllezërit.
Kevin Zeneli është autori i vrasjes së Erion Çelës në 4 janar të këtij viti në zonën e Don Boskos.
Zbardhja e krimit është bërë e mundur nga dëshmia e dhënë nga dy vëllezërit, Indrit dhe Gentjan Beqiraj të cilët kanë deklaruar se e kishin ndihmuar Kevin Zenelin të dilte jashtë Shqipërisë pas “masakrës” së Don Boskos ku u vra Çela dhe u plagosën 4 të tjerë.
Sipas detajeve të dhëna nga policia, Erion Çela nuk ishte shënjestra e atentatit por si pasojë e një gabimi në shënjestër mbeti i vdekur.
Vrasja dyshohet të jetë porositur nga Kasandër Noga i cili aktualisht ndodhet në një burg të Belgjikës.