Kryeministri Edi Rama ka sulmuar dy kundërshtarët e tij nga radhët e opozitës, Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin, për faktin që janë bërë bashkë në koalicionin opozitar.
Rama u shpreh se të dy ata shtiren sikur janë kundërshtarë me njëri-tjetrin, por në të vërtetë janë bashkë në listën e PD-së në Tiranë.
Ironisë së Kryeministrit nuk i shpëtoi as Nard Ndoka, të cilin e Rama e quajti filozof dhe për të cilin tha se ia bën hallall njerëzve nëse e votojnë.
“I keni parë kur dalin ën televizor. Shpëtimi del me sytë e kuq. Ai i ka se fle deri në 2 pasdite. I duhen të kuq se kur del të thonë këtij i vlon gjaku për çamërinë dhe kushedi sa grek do vrasi sot. Vangjeli del me ato vetullat dy kate dhe thu ku e hëngri Shpëtim Idrizin. Të dy janë mik me njëri tjetrin te lista e Tironës të PD-së. Të dy këta dalin me numrin 9 se janë të dy bashkë 99-ça. Kush ja jep votën Nard Ndokës e keni hall, se ai të paktën është filozof. Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk ktheht dot më mbrapsht,” tha Rama.
(E.H/faxweb.al)