Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi me tritol që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një objekt në ndërtim në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Burime bëjnë me dije per Fax News se sasia e tritolit është vendosur në katin e parë të një pallati në Vlorë. Objekti pallat është nisur për ndërtim që në vitin 2009, por më pas është lënë përgjysmë nga pronarët.
Prej 1 viti objekti është blerë nga shtetasi D.K dhe ka nisur rindërtimi i pallatit. Plasja e lëndës shpërthyese ka shkaktuar dëme matëriale në katin e parë.
Dyshohet se lënda plasëse është vemdosur për shkak të konflikteve të pronësisë.
Njoftimi i Policisë:
Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(E.K/Faxweb.al)