Për shpërthimet e ndodhura dje në Manchester në Angli në koncertin e Ariana Grandes, ku deri më tani raportohen 22 adoleshentë të vdekur ka reaguar edhe presidenti Bujar Nishani.
Nishani iu shpreh ngushëllimet familjarëve dhe ai i dënon me forcë këto akte mizore dhe nxitësit e tyre, duke theksuar se terrorizmi nuk do të arrijë t’i mposhtë e gjunjëzojë vendet e shoqëritë e lira.
“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh hidhërimin e thellë mbi viktimat e pafajshme dhe të plagosurit e shumtë të akteve të mbrëmshme terroriste në Arenën e Mançesterit në Britaninë e Madhe. Presidenti Nishani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave dhe autoriteteve britanike, ndërsa të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë. Në solidaritet të plotë me qytetarët dhe autoritetet britanike, Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte mizore dhe nxitësit e tyre, duke theksuar se terrorizmi nuk do të arrijë t’i mposhtë e gjunjëzojë vendet e shoqëritë e lira.”, shkruhet në njoftimin e presidencës. (J.V/Shuplaka)