Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shpërthimet me mina nga ‘Gener 2’, në Valbonë, reagon Policia: Ja çfarë u dëmtua

Policia ka reaguar pas shpërthimeve të fuqishme ditën e sotme në Valbonë nga ana e firmës ‘Gener 2’ gjatë punës për ndërtimin e HEC-eve.

Policia njofton se se si pasojë e shpërthimeve ështe dëmtuar rrjeti eletrik që furnizon me energji elektrike fshatin Dragobi dhe Valbonë.

“Më datë 10.08.2018, në fshatin Dragobi, Njësia Administrative Margegaj,  firma ndërtuese e HEC-ve  gjatë kryerjes së punimeve duke përdorur lëndë plasëse dyshohet se ka demtuar linjen elektrike.

Si pasojë e shpërthimeve ështe dëmtuar rrjeti eletrik që furnizon me energji elektrike fshatin Dragobi dhe Valbonë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e ngjarjes”, njofton policia.

Pas shpëthimeve banorë dhe anëtarë të Shoqërisë Civile kanë bllokuar rrugën për të kërkuar shpjegime në lidhje me situatën. Por me ardhjen e policisë ata e kanë liruar rrugën.

Shpërthimet kanë aq të fuqishëm saqë gurët kanë përfunduar pranë banesave të banorëve.

(B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *