Të paktën një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketa ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, të mërkurën mbrëma, sipas zyrtarëve ushtarakë ukrainas.
“Në natën vonë, armiku nisi një sulm me raketa në Odesa. Sulmi u krye duke përdorur raketa të ndryshme nga drejtime të ndryshme. Shumica e tyre u shkatërruan nga mbrojtja ajrore, por për fat të keq [një] infrastrukturë industriale u godit”, tha Komanda Operacionale e Ukrainës Jug në një deklaratë në Facebook.
Shpërthime u dëgjuan gjatë natës në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, ndërsa autoritetet aktivizuan mbrojtjen ajrore kundër një sulmi mbarëkombëtar rus.
Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, tha në Telegram se një zjarr kishte shpërthyer në ambiente jo-rezidenciale në lagjen Desnyansky, në lindje të kryeqytetit. Ai nuk dha asnjë informacion për viktima.
Popko tha se Kievi ishte sulmuar nga raketa lundrimi dhe se të gjitha ato u rrëzuan nga mbrojtja ajrore.