Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shpèrthim rastesh të reja me Covid 19/ Várrimi infekton fshatin, të prekur mjekë e punonjës institucionesh

Vijon shtimi i rasteve me COVID, ku raportohet për të infektuar në Devoll dhe Dibër. Mes të testuarve pozitivë ka edhe mjekë dhe punonjës institucionesh.

4 raste të reja me koronavirus raportohet të jenë në Devoll, mes të cilëve një mjeke. Të gjithë janë pjesëtarë të një familje nga fshati Baban dhe kanë lidhje familjare me rastin e parë që është zbuluar në Devoll.

Mësohet se ditë më parë ka pasur një várrim në këtë fshat, ku mendohet ta kenë marrë edhe koronavirusin. Ndërkohë pas rastit të mjekes është karantinuar gjithë stafi i qendrës shëndetësore.

Nga ana tjetër nga 8 tampone që janë bërë në Dibër 5 prej tyre kanë dalë pozitivë. Nga 5 rastet e sotme 1 është kontakt i rasteve të mëparshme dhe 4 janë vatra të reja. Me sa duket neglizhenca ndaj rregullave nga dibranët kanë sjellë edhe shtim të rasteve.

Siç duket raste duhet të jenë edhe më shumë pasi edhe tamponet janë me mungesë. Ka raste në Komisariatin e policisë dhe institucionet vendore të qytetit. Po ashtu është dhe një rast në bashki dhe një rast në prefekturë, si dhe një rast në Bulqizë.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *