Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shpêrthim rastesh me Covid në Vlorë, mïster fati i të miturve në shtëpinë e foshnjes

Një tjetër kujdestare pranë shtëpisë së foshnjës në Vlorë ka rezultuar pozitive  me covid 19. Deri tani numri i të prekurve me covid pranë këtij institucioni ka shkuar në 6 të prekur të konfirmuar (të gjithë rastet janë staf) ndërkohë që pritet përgjigja e 3 punonjësve të tjera të cilat gjithashtu kanë simptoma të covid 19.

Sa i përket situatës me të miturit, nuk ka një përgjigje nga institucionet, bën me dije gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj.

Në të gjithë qarkun e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin zbuluar 59 raste të reja, ndërkohë që fundjava mund të sjellë edhe një rritje të numrit të infektimeve, për shkak të festave të Nëntorit, që kanë çuar në qytetin e Pavarësisë, qytetarë nga zona të ndryshme të vendit.

Ndërkohë që në të gjithë vendin në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 qytetarë, ndërkohë që janë regjistruar 835 raste të reja. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar. (E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *