18:58 | 21/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthen Sonila Meço: Sot faturat e çdo fasade kanë vlerat e marra nga xhepat tanë

17:55 | 10/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen Sonila Meço: Sot faturat e çdo fasade kanë vlerat e marra nga xhepat tanë

Gazetares Sonila Meço duket se i ka ardhur në majë të hundës situata politike, ajo ka shkruar në profilin e saj në rrjetet sociale se sot nuk përgjigjet askush si u përdor paraja e secilit nga ne, gëzuar paratë që na marrin e i (sh)përdorin pa na pyetur! Ndërkohë cila qe batuta e ditës? shkruan gazetarja.

“As arroganca, as sarkazma e as batutat pa lezet e jo korrekte nuk e rrëzojnë një ofiqar, por vetëm drejtësia e përgjegjësia përballë korrupsionit, vjedhjes së parasë publike e shpërdorimit të saj.

Sot nuk ka debat ideologjik, sot nuk ka bilanc, sot nuk diskutohet kush e shndërroi Shqipërinë në kryeqendrën e kanabisit, sot nuk merret kush me efikasitetin e koncensioneve në shëndetësi, me produktin e reformës arsimore, me korrupsionin dhe administratën e militantëve, sot nuk përgjigjet askush si u përdor paraja e secilit nga ne, për të rilindur qytetet, për të përcëlluar palmat autostradave. Sot, nuk përllogaritet sa investitorë të huaj i janë larguar këtij vendi, sa ka arritur kostoja e gjyqeve të humbura nëpër gjykata ndërkombëtare nga veprime arbitrare. Sot nuk analizohet pabarazia që ka marrë pamjen e betonit në rrokaqiej, sot nuk shpjegon askush, pse jemi më pak konkurrentë në rajon dhe ku ndodhet ekonomia.

Sot faturat e çdo fasade kanë vlerat e marra nga xhepat tanë, taksat që ne paguajmë. Andaj nëse shmangim pyetjet thelbësore se ku shkon djersa e çdo shqiptari, atëherë ajo do vijojë të rrjedhë vetëm për një grusht prej tyre.

Gëzuar paratë që na marrin e i (sh)përdorin pa na pyetur! Ndërkohë cila qe batuta e ditës?”

(S.SH/Shuplaka) 

 

 

 

Etiketa: paratesonila meco
Pas

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Vetëm koka e marrshit ka për t’i ngelur në dorë (VIDEO)

Para

“Njerëz pa ide”, Petrit Vasili sulmon Ramën dhe Bashën

Para
“Njerëz pa ide”, Petrit Vasili sulmon Ramën dhe Bashën

“Njerëz pa ide”, Petrit Vasili sulmon Ramën dhe Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Makina merr flakë në afërsi të Saukut

Fitorja me Poloninë dhe barazimi në Çeki, Shqipëria ngjitet me 3 vende në renditjen e FIFA-s

Rupert Murdoch jep dorëheqjen nga drejtimi i Fox News dhe Fox Corp

REL: Britania përgatit aktakuzë për 5 të dyshuar për spiunim për Rusinë

Basha prezanton pikat e Reformës Zgjedhore, që nga Listat e Hapura tek vota e diasporës: Kanë mbaruar alibitë, Faktori Malinj në Shqipëri janë kundërshtarët euro-atlantik

Mbledhja e KS-së në OKB, diplomati Spartak Topollaj: Rama u tregua i shkathët përballë dy ujqërve të diplomacisë

Basha pret delegacionin ukrainas në selinë e PD-së, diskutime për rezolutën drejtuar KE-së për detyrimet ruse ndaj Ukrainës

Çfarë është Çrregullimi Dismorfik i Trupit?

Vendbanimet dhe reforma në drejtësi në qendër të takimit Biden-Netanyahu

VOA: Zelenskiy takime në Kapitol mes kundërshtive në rritje të republikanëve për më shumë ndihmë për Ukrainën

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.