Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaTe Gjitha

Shpërthen porti në Somali, 16 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Një shpërthim i shkaktuar nga një makinë me bomba vetëshpërthyese të instaluara në të, ka vrarë të paktën 16 persona në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Nga shpërthimi i cili ndodhi të djelën në mëngjes,  mbetën të plagosur edhe dhjetëra persona të tjerë.

Sipas BBC-së, bombarduesi goditi në hyrje të objekteve kryesore të portit të Mogadishu-së, ndërsa banorët raportojnë se zhurmat e shpërthimit u dëgjuan në të gjithë qytetin.

Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin, por duhet theksuar se grupi islamik Somali al-Shabab shpesh kryen shpërthime të tilla në kryeqytet.

“Ne ndihmuam 48 persona të plagosur dhe mbajtëm edhe 16 të tjerët që u vranë në shpërthim”, tha Abdikadir Abdirahman Adem, drejtori i shërbimit të ambulancës  së Mogadishu-së.

Sipas tij, numri i të vdekurve pritet të rritet më tej.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *