Shpërthen në flakë teksa lëvizte makina në Kurbin, drejtuesi i mjetit përfundon te Trauma, i shpëton vdekjes

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Sanxhakut pranë Kurbinit ku një automjet ka shpërthyer në flakë teksa ka qenë në lëvizje.

Raportohet se mjeti Ford Focus me drejtues shtetasin me iniciale A. L. ka marrë flakë duke i shkaktuar këtij të fundit lëndime fizike, ndërsa më pas është transportuar në Spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, të cilat nga hetimet paraprake rezultojnë aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/ Informacione paraprake

Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjet e plota të rrethanave të ngjarjeve, të cilat nga hetimet paraprake rezultojnë aksidentale.

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit