Një makinë ka shpërthyer në flakë paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Sukthit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Siç duket edhe nga pamjet, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë makinën.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, dhe as identiteti i drejtuesit të mjetit.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, por hetimet e mëtejshme do të tregojnë lidhur me shkaqet.