Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Partizani” në Vlorë, duke rrezikuar edhe disa godina të tjera.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikëset që po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Zjarri ka nisur në kuzhinë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike, megjithatë vijojnë hetimet.