AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Shpërthen impianti i lëndëve kimike, dy të plagosur (VIDEO)

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpqërthimi I një impianti kimik në Stamboll ndërsa momentet janë fiksuar nga grupet e xhirimit të cilët kanë raportuar nga vendngjarja. Zjarri ka përfshirë një fabrikë lëndësh kimike në Stamboll

Një impiant kimik u përfshi nga flakët në Stamboll duke plagosur dy persona. Momenti është fiksuar nga grupet e xhirimit të mbledhur për të raportuar nga vendngjarja për zjarrin që përfshiu një fabrikë lëndësh kimike në Stamboll.

Mësohet se të plagosurit janë dy zjarrfikës, ndërsa mediat turke raportojnë se disa punonjës të impiantit u dërguan në spital për shkak të asfiksisë. Për shuarjen e flakëve u angazhuan 138 punonjës të ekipeve të emergjencës.

Dyshime ka se flakët kanë shpërthyer nga pakujdesia e punonjësve. Zona industriale ku ndodhi ngjarja ndodhet 3 kilometra larg aeroportit ndërkombëtar Sabiha Gëkçen, i dyti më i madh i Stambollit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *