AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shpërthen gallata në rrjet: Mihalit ja shembën lokalin jo se rrahu e shau turistët por…

Mëngjesin e sotëm forca të shumta të IKMT-së dhe të policsë në një aksion të organizuar, shembën lokalin “Panorama” në Porto Palermo në pronësi të Mihal Kokëdhimës, pronari i cili dhunoi turistët spanjollë.

Pamjet e tmerrshme të dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i lokalit “Panorama” Mihal Kokëdhima kanë bënë xhiron e rrjetit dhe fill pas incidentit, policia bllokoi aktivitetin dhe nisi hetimin për dokumentacionin e objektit i cili rezultonte pa leje.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë, Kokëdhima u shpreh se ka qenë iu paarmatosur dhe se vetëm një celular kishte me vete, ndërsa shtoi se madje ai e ka shok kryeministrin Edi Rama. (lexo këtu dëshminë).

Aktivisti Genc Sejko i njohur për “memet” e tij pikante në rrjet, ka ironizuar ditën e sotme duke treguar edhe “arsyen” se pse u shemb lokali i Mihalit.

“Mihali nuk po “paguan” se rrahu turistat. Sepse Mihali ka vite qe shan e rreh turista. Mihali po “paguan” sepse doli ne gjyq e tha se ‘ka mik kryeministrin’. Tani kryeministrit eshte i detyruar te “vertetoje” se nuk e njeh Mihalin.”- shkruan Genc Sejko.

VIDEO/ Çfarë nuk u pa në seancën e Kokëdhimës: As për Bin Laden-in nuk u bë kaq bujë, e kam dhe mik Ramën

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *