Interi po gjen rezultatet pozitive në Serinë A. Transferta e së shtunën ndaj Sasuolos, një nga skuadrave më në formë, të paparashikueshme dhe të mirorganizuara të kampionatit, kaloi me sukses, veçanërisht pasi për zikaltrit vinin pas rënies në Ligën e Kampioneve kundër Realit të Madridit.
Por përgjigjja për trajnerin zikaltër ka qenë më se pozitive, në rezultat dhe në lojë. Pas ndeshjes, Conte është dukur i acaruar, madje ka përdorur edhe një fjalor jo fort etik.
“Në mentalitet nuk ka ndryshuar asgjë, ne zbresim në fushë gjithmonë me të njëjtin qëndrim. Arsyetohet gjithmonë në bazë të rezultatit, ky është problemi. Tek Interi nuk është asnjëherë e lehtë, ne duhet të tregohemi të zotë dhe hermetikë sepse ka gjithmonë persona që presin me padurim të na hedhin m…
Ka gjithmonë një keqdashje të madhe kundrejt kësaj skuadre, nuk kam parë asnjëherë kaq shumë. Bravo lojtarëve që kanë ditur të ecin përpara dhe të reagojnë”, u shpreh Conte.