AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Shpërthejnë të qeshurat në Dropull, Rama-kryebashkiakut: Jemi mirë nga poshtë, s’jemi mirë nga lart, por…

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorë të minoritetit grek në Dropull dhe përfaqësuesë të kësaj pakice.

Në diskutimin e Ramës me banorë të zonës, disa prej tyre kanë ngritur shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm.

Rama pyeti kryebashkiakun e njësisë Dropull për pagesat e qytetarëve.

Ky i fundit u shpreh se në Dropullin e Poshtëm, pagesat janë më të rregullta se në atë të Sipërm.

Rama ia ktheu me batutë duke i thënë:

“Jemi mirë nga poshtë, s’jemi mirë nga lart… duhet të jesh mirë nga të dyja anët se sikur s’shkon kështu”-tha Rama.

Kaq ka mjaftuar që pas fjalës së Kryeministrit, tek të pranishmit të shpërthejë e qeshura.

(F.G/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *