Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Shpërndarja parlamentit jetike”, deputeti bën thirrjen e fortë: Bashkohemi me opozitën për të larguar Edi Ramën

Deputeti Lefter Maliqi i është bashkuar idesë së Presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me shpërndarjen e parlamentit duke e cilësuar si një domosdoshmëri jetike për fatet e demokracisë dhe mbrojtjen e Kushtetutës.

Maliqi shkruan se zgjedhjet janë shumë pranë duke shtuar se parlamenti aktual është ‘laraman’ teksa ka bërë thirrje ndaj shqiptarëve të mos e humbasin shpresën.

Në një postim në rrjetin e tij në Facebook Maliqi shkruan:

Me sa duket ora finale po afron, verdikti si gjithmone qe nga lashtesia deri tani do i takoj sovranit. Sovrani eshte ai qe ka vendosur dhe ai qe do vendos tani. Do vlersoja maksimalisht aktin sublim ne sherbim te interesave te Shqiperise, te demokracise, shperndarjen e ketij parlamenti laraman, pa dinjitet dhe keqdashes ndaj interesave te shqiptareve e Shqiperise.

Nuk ka ndodhur dhe kam bindjen qe nuk do te ndodh as ne te ardhmen qe kuvendi i sovranit aty ku thirren burrat e mencur per ta cuar perpara Shqiperine tone te veproj me bindje ne sherbim te interesave oligarkike te nje grushti njerzish, prandaj shperndarja e parlamentit eshte e vetmja rruge per ta kthyer Shqiperine ne shinat e demoktacise, ne zgjedhje te lira e pluraliste nga Sovrani.

Gjithsesi si antar i ketij parlamenti jam munduar me sa kam pasur mundesi qe te denoncoj hapur cdo afere, uzurpim, mosqeverisje te grupeve te caktuara qe kane pushtuar qeverisjen e Shqiperise. Vlersimin per kete e jepni ju te respektuar elektorat, popull, motra e vellezer qe si asnjehere tjeter jemi te rraskapitur e drobitur, te rrenuar e keqtrajtuar. Mos e humbni shpresen, ajo po vjen shpejt.

Dita e bardhe e zgjedhjeve po afrohet nxitimthi, prandaj me mencurine, zgjuarsine, ndershmerine tuaj, mos u mashtroni, mos u joshni nga aktrimet e Rilindjes por te jeni rreth bashkuar me opoziten shqiptare per te larguar kete te keqe te madhe. Sot si asnjeher tjeter nuk eshte betej per forcat politike por betej per mbrojtje e Kushtetutes dhe per Shqiperin Demokratike.Gjithmone me ju dhe zeri juaj Lefter Maliqi.

 

R.G/FAXWEB.AL

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *