Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

‘Shpërblimi’ i Gjergj Lucës me 14 km katrorë det në Sarandë, reagon Artur Meçollari: Cënim i lirisë së lundrimit! Vetëm për çështje të sigurisë kombëtare kufizohet kalimi (SHKELJA)

Kapiten i Rangut të Parë (L) dhe ish-Zëvendëskomandant i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka denoncuar përmes një postimi në facebook, dhënien nga ana e qeverisë të një sipërfaqeje detare prej 14 km katrorë biznesmenit Gjergj Luca. Kjo sipërfaqe ujore do të merret në përdorim nga biznesmeni për akuakulturë, për një periudhë 30-vjeçare.

Meçollari e cilëson vendimin si një cënim të lirisë dhe sigurisë  së lundrimit në Kanalin e Korfuzit. Sipas deti dhe aktiviteti detar janë interes publik të sanksionuara nga e drejta ndërkombëtare si një trashëgimi e mbarë njerëzimit ku duhet të sigurohet dhe garantohet liria dhe kalimi i mjeteve lundruese, sidomos në kanale dhe ngushtica ndërkombëtare.

Ish-Zëvendëskomandanti i Forcës Detare thekson se një leje e tillë për akuakulturë, në koordinatat e caktuara, do të sjellë dhe kundërshti të karakterit ndërkombëtar.

Kufizimi i kalimit në detin territorial sipas tij, ndodh vetëm për çështje të sigurisë kombëtare.

Për sa i përket vendimit, Meçollari thekson se Ministria e Bujqësisë duhet të marrë miratimin e Administrat ës Detare, nëse një gjë të tillë nuk e ka bërë deri tani.

Postimi i plotë i Artur Meçollarit: AKUAKULTURA PO CËNON EDHE SIGURINË LUNDRIMORE NDËRKOMBËTARE

Dhënia e një sipërfaqe detare për akuakulturë në Kepin e Qefalit përbën cënim të lirisë dhe sigurisë së lundrimit në Kanalin e Koruzit, si dhe të lundrimit të mjeteve detare për dhe nga Porti i Sarandës. Deti dhe aktiviteti detar janë interes publik. Por, deti administrohet kryesisht nga e drejta ndërkombëtare, si një trashëgimi e mbarë njerëzimit, ku liria e lundrimit, sidomos në kanalet dhe ngushticat ndërkombëtare, është i garanmtuar.

Kanali i Korfuzit është një rrugëkalim ndërkombëtar ku është i garatuar liria e lundrimit sipas rregjimit të kalimit paqësor. Pozicionimi i hapësisës detare të dhënë për zhvillimin e akakulturës në Kanalin e Korfuzit cënon sigurinë e lundrimit dhe garantimin e saj, si një e drejtë e parashikuar nga e drejta zakonore ndërkombëtare e detit, si dhe Konventa e OKB-së mbi të Drejtën e Detit 1982 (UNCLOS 1982). Kanali i Korfuzit është një hapësirë detare midis dy shteteve, Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe të dy janë pale në UNCLOS 1982. E drejta e lirisë së lundrimit në Kanalin e Korfuzit iu takon të gjitha anijeve, pavarësisht flamurit që mbajnë. Një leje e tillë për akuakulturë, në koordinatat e përcaktuara nga APP, Buletini nr. 54/2021, mund të çojë në kundërshti të karakterit ndërkombëtar. Shteti bregdetar, sipas UNCLOS 1982, gëzon të drejtën e kufizimit apo perzillimit të kalimit paqësor nëpër detin e tij territorial, vetëm për çështje të sigurisë kombëtare dhe për një kohë të kufizuar. Shqipëria ka pezulluar të drejtën e kalimit paqësot vetëm të për anijet ushtarake në detin e saj territorial nga 19 maji i vitit 1946 deri deri në mars të vitit 1990, pezullim I cili u konsiderua në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Gjerësia e hyrjes veriore të Kanalit të Korfuzit është 5,6 milje detare (Kepi i Qefalit – Kepi i Shën Katerinës) dhe gjysma e saj i takon shqiërisë (2,8 milje). Me ndërtimin e kësaj infrastructure gjerësia e hyrjes për pjesë shqiprare reduktohet në 1,2 milje detare. Në këtë mënyrë bëhet kufisim i lirisë së lundrimit në 30% të hyrjes së Kanalit të Korfuzit ose 60% të pjesës shqiptare. Kjo kufizon këndin e kyrjes dhe daljes në/nga kanali nga 40 grade në 27 grade.

Por, sipas Kodit Detar te RSH, neni 25, strukturat detare të përherëshme miratohen nga Administrata Detare. Pra, a ka miratuar Administrata Detare krijimin e kësaj zone detare për akuakulture? Hapësirat për akakulturë zakonisht jepen në zona me mbrojtje hidrolundrimore, që nuk janë rrugëkalime detare dhe kanë thellësi të kufizuara, me qëllim moscënimin e lirisë së lundrimit.

KODI DETAR. Neni 25 Ndërtimet detare.

Ndërtimet e përhershme në mjedisin detar me themele në shelf, lidhur ose jo me veprimtarinë në fushën e detarisë, veç respektimit të procedurave të përgjithshme në fushën e ndërtimeve, lejohen nga Administrata Detare kur nuk bien ndesh me qarkullimin e mjeteve lundruese dhe, në çdo rast, ndalohen në radat, në kanalet e hyrjes në port dhe në akuatoriumet, përveç rasteve kur lidhen me funksionimin dhe mbrojtjen e tyre.

Në vitin 2015, Ministria e Bujqësisë ka dhënë leje për krijimin e një hapësire akuakulture në mes të Gjirit të Vlorës duke cënuar ndjeshëm lirine e lundrimit dhe sigurinë lundrimore. Kjo hapësirë nuk është miratuar nga Administrata Detare, në dijenin time, dhe nuk ka as sinjalistikë detare për tu identifikuar natën. Forca Detare në qershor 2020 i ka ngritur këtë çështjes Administratës Detare dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Gjatë bregdetit jugor shqiptar ka disa zona akuakulture, si në bregdetin e thyer të Karaburunit, nga Raguza 1 deri në Shën Vasil, jug të Gjirit të Palermos, veri të Gjirint të Tetramnisit, veri të Ishullit t ë Stillos, Grykën e Fokjanos, Gjirin e Ftelias apo Gjirin e Kallamishtes. Por, të gjitha këto aktivitete nuk cënojnë lirinë dhe sigurinë e lundrimit. Gjithësesi, Ministria e Bujqësisë duhet që për të gjitha këto leje të marrë miratimin e Administrat ës Detare, nëse nuk e ka marrë deri tani.

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

  • Koalicioni i udhëhequr nga PD (54%, 14,220 Votes)
  • PS (28%, 7,485 Votes)
  • Nuk do të votoj (9%, 2,319 Votes)
  • LSI (5%, 1,294 Votes)
  • Të tjera (4%, 1,067 Votes)

Total Voters: 26,385

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.