Skuadra pariziene PSG, shpenzoi miliona euro në blerjen e yjeve botërore të futbollit, ku mund të pëmendim brazilianin Neymar, por sërish nuk arriti shumë në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht kësaj, PSG është sërish në Telashe, e kjo për shkak të shpenzimeve të mëdha për blerjen e lojtarëve.
Së fundmi nga UEFA është rihapur një hetim për financat dhe shpenzimet e klubit gjigant të Francës, Paris Saint-Germain.
Kampionët në fuqi të Francës, PSG fillimisht arritën të shfajësoheshin nga akuza për thyerje të rregullores së Fair Play Financiar (FFP) me vendim paraprak të muajit qershor, por trupa më e lartë e qeverisjes së futbollit europian deklaroi se vendimi do të rishikohej.
Mediet ndërkombëtare bëjnë me dije se trupa e kontrollit financiar për klube e UEFA-s, ka votuar për rikthimin e çështjes për hetime të mëtejshme. Kjo e fut edhe një herë PSG-në në telashe.
(B.B/ Faxweb.al)