AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Shpend Ahmeti uron Albin Kurtin, për dështimin total fajëson edhe Haradinajn

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti ka folur për rezultatin e ulët të partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit

Rezultati në zgjedhje nuk ishte aspak i mirë për Partinë Social Demokrate. E katër ditë pasi ky proces mori fund, kjo parti mblodhi Këshillin Drejtues.

Pas këtij takimi, i pari i socialdemokratëve, Shpend Ahmeti, për televizionin T7 ka thënë se ka shumë faktorë që kanë ndikuar në rezultat.

E ndër ta është edhe Ramush Haradinaj, megjithatë Ahmeti nuk ka fajësuar troç shefin e AAK-së.

Kreu i PSD-së thotë se i gjithë rezultati i ulët i partisë bie mbi supet e tij. Në anën tjetër Ahmeti thotë se nuk ndjen obligim të ofrojë dorëheqjen nga kryetari i Prishtinës, pavaresisht se me AAK-në në koalicion mori vetëm 7 mijë e 200 vota në kryeqytet.

E në këtë mes partia e tij ka siguruar vetëm një ulëse. Sipas të dhënave të deritashme, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, do t’i përfaqësojë në Kuvend socialdemokratët.

Por, Ahmeti nuk ka nguruar t’ia urojë fitoren ish shefit të tij, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *