Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Shpejtësia merr në qaf shqiptarin, kapet me 1.5 milionë euro kokainë në makinë

Një shtetas shqiptar me nënshtetësi zvicerane dhe banues për vite me radhë në Verzuolo në Itali, u arrestua pasi u kap me 22,5 kg kokainë.

Arrestimi i shqiptarit dhe sekuestrimi i sasisë së madhe të drogës erdhi pas një kontrolli rutinë i kryer nga policia në Cuneo, si pjesë e kontrollit të territorit. Ata ndaluan një automjet tip Land Rover, i cili udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Në këtë rrethanë, shoferi, një burrë me moshë rreth pesëdhjetë vjeç, shfaqi menjëherë nervozizëm, për këtë arsye policët vendosën të thellojnë kontrollin si mbi personin ashtu edhe në makinë.

Vëmendja e personelit të Policisë së Shtetit u tërhoq nga dy sediljet e përparme të makinës, të ankoruara në mënyrë të pazakontë në kornizën e makinës nga dy pllaka metalike.

Policët, pasi çmontuan sediljet dhe hoqën pllakat metalike, arritën të zbulonin një hapësirë të posaçme, ku gjendeshin 23 pako kokainë me një peshë totale prej mbi 22 kilogramë dhe një vlerë e vlerësuar prej rreth një milion e gjysmë euro, shkruan panorama.

Shqiptari, i cili ka probleme të mëparshme me drogën, u arrestua dhe u shoqërua me Burgun Cuneo në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *