Është hedhur në ambientet e presidencës shorti për anëtarët e rinj të KED, që vijnë nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë.
Pasi emri i tij u përzgjodh nga shorti, anëtari i Gjykatës së Lartë, Ervin Pupe, është zgjedhur dhe kreu i KED. Sipas nenit 149/d të Kushtetutës, kryetari i KED-së emërohet automatikisht, anëtari i zgjedhur nga Gjykata e Lartë.
Mes emrave që janë përzgjedhur nga Gjykata Kushtetuese janë: Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, ndërsa anëtare zëvendësuese Fjona Papajorgji. Jashtë KED mbetet ndërkohë Vitore Tusha e cila nuk u përzgjodh nga shorti i hedhur.
Nga Gjykata e Lartë janë përzgjedhur anëtarë të KED: Ervin Pupe, anëtar zëvendësues Ilir Panda.
Nga Prokuroria e Përgjithshme anëtar i KED nga goglat u përzgjodh Adnan Xholi, ndërkohë që anëtar zëvendësues u zgjodh Kujtim Luli.
Nga Gjykatat e Apelit u zgjodhën dy anëtarë Astrit Kalaja dhe Elona Toro, ndërkohë që anëtar zëvendësues u zgjodh Zegjine Sollaku.
Nga prokuroritë e Apeleve u zgjodhën anëtarë të KED Gjon Fusha dhe Genti Xholi, ndërsa anëtar zëvendësues u zgjodh Kleanth Zeka.
Anëtare e KED nga Gjykatat Administrative u zgjodh Rilinda Selimi, ndërsa anëtar zëvendësues u zgjodh Gentiana Xhelili.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
(E.K/Faxweb.al)