Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për turin e parë të Konference League, turneut të ri të UEFA-s që zëvendëson Europa League.
Ekipet e Superligës shqiptare që marrin pjesë në këtë kompeticion janë Vllaznia, Partizani dhe Laçi.
Nënkampionia e Vllaznisë do të ketë si kundërshtar Shirok Brijeg të Bosnje-Herzegovinës.
Partizani ka “peshkuar” moldavët e Sfintul George.
Laçi do të përballet me skuadrën malazeze të Podgoricës, ku sfidën e parë do ta ketë në shtëpi.