Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin 62-vjeçar Kol Kola, i cili tentoi të shfrytëzonte seksualisht një vajzë 13-vjeçare.
Efektivi u arrestua ditën e martë pasi Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat e akuzoi se më datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Efektivi ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit i ka thënë se do ta çonte në komisariat, por e ka çuar në një banesë, ku ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, në momentin që polici ka mbërritur në ambientete e Gjykatës së Lezhë, policia është treguar e kujdesshme ta mbajë Kol Kolën jashtë rrezes së kamerave.