Dy fëmijë minorenë të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës janë shoqëruar për në komisariat pasi po lëviznin pa maskë mbrojtëse.
Ata janë kapur në rrugën e Currilave dhe janë shoqëruar pasi nuk kishin mjet identifikimi me vete. Që kur u dha urdhri për gjobitjen e personave që dalin në rrugë pa maskë mbrojtëse, policia ka nisur aksionin duke ndaluar të gjithë ata që nuk i respektojnë rregullat.
Personat duhet të japin mjetin e identifikimit para efektivëve në mënyrë që të zbatohet masa administrative 3000 lekë që zbatohet në faturën e energjisë elektrike. (A.M/Faxweb.al)