Gazetari i Fax News, Preng Gjikola ka reaguar pasi u shoqerua në komisariatin e Policisë së Lezhës, teksa po raportonte protestën që u mbajt ditën e sotme protestën e mbajtur nga banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang të Njësisë Administrative Fanë, Bashkia Mirditë, kundër ndërtimit të një HEC-i dhe të një fabrike uij në zonë.
Gazetari shpreh habi përse ndodhi kjo gjë, pra një gazetar të shoqerohet në Polici teksa kryente detyrën e tij. Ai tregon se në komisariat është mbajtur për rreth 4-5 orë dhe më pas është liruar pas procedurave.
Shoqerimi i protestueve filloi menjëherë pas bllokimit të rrugës së Kombit për disa minuta në formë proteste, tregon më tej Gjikola.
Më tej, gazetari i Fax News thotë se përveç aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kishin ardhur në mbështetje të banorëve të zonës, ka të shoqeruar dhe të mitur.
“Ishim duke raportuar protëestën e sotme. Pas mbylljes së protestës, policia nisi të ndalojë pjesëmarrsit. Më derguan në komisariatin e policisë së Lezhës. Nuk e kuptoj përse u bë kjo. Më pas na mbajtën në komisariat 4-5 orë. Më pas u lirova.
Nuk ndodhi gjë gjatë këtyre orëve, vetëm bënë procedurat për pjesëmarrësit në këtë protestë. Më kanë shoqeruar edhe përse i kam bërë të ditur që jam gazetar.
Të shoqeruas vazhdojnë të jenë dhe disa aktivistë të Vetëvendosjes nga Kosova. Ka dhe të mitur të shoqeruar.
Policia ka dalë me deklaratë zyrtare, shoqerimet jane bere për tubim të paligjshëm. Javën e kaluar janë paralajmëruar se nëse nuk ka reagim nga organet, protestat do të përshkallëzohen.,” deklaroi Gjikola.
(E.H/Faxweb.al)