Gazetari i Fax News në Lezhë, Preng Gjikola u shoqerua ditën e sotme në ambientet e ambientet e policisë, në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme nga banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang të Njësisë Administrative Fanë, Bashkia Mirditë, kundër ndërtimit të një HEC-i dhe të një fabrike uij në zonë.
Burime për Fax News nga Policia bëjnë me dije se gazetari mund të jetë ngatërruar me protestuesit. Mes 16 të arrestuarve mësohet të jenë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.
Fax News i bën thirrje Policisë të lirojë menjëherë gazetarin Preng Gjikola, i cili po filmonte dhe po pasqyronte live protestën kundër HEC.
“Nga burimet që kemi marrë nga policia, gazetari ka qenë me turmën prandaj dhe është shoqeruar. Akoma nuk ka një njoftim nga Policia e Lezhës. Ne ndodhemi përballe me komisariatin ku janë mbledhur aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje që kërkojnë lirimin e kolegëve të tyre që janë shoqeruar në komisariat,” raportoi gazetarja e Fax News nga Lezha.
(E.H/Faxweb.al)