Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Mori ‘BMW’ me qera dhe përplasi për vdekje 57-vjeçarin te vijat e bardha, kush është 20-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia

Një aksident i rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një 57 vjeçar i identifikuar si Durim Gjini, u përplas për vdekje teksa ishte duke kaluar te vijat e bardha.

Burime bëjnë me dije se autori i mjetit, i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes është një 20-vjeçar i identifikuar si Shon Balliu.

I riu, i cili e kishte marrë mjetin me qera në një kompani, që merret me makinat, është larguar me shpejtësi pas aksidentit, ndërkohë që Policia thotë se po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbremjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç,  banues në Elbasan,  i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ështe larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *