AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Shokon gazetari: Edi Rama ka një vëlla rus, ekziston dokumenti…

Gazetari Artur Çani ka habitur me deklaratën e tij në lidhje me kryeministrin Rama. Duke diskutuar në lidhje me mundësinë e ndërhyrjes ruse në Shqipëri dhe se cili nga liderët, Rama apo Basha mund të jetë më prorus, ai ka zbuluar një detaj të panjohur më parë.

Çani tha në emisioni “360gradë” të Artur Zhejit se Edi Rama ka një vëlla rus dhe se kjo ishte pohuar vetë nga babai i kryeministrit Rama, Kristaq Rama.

Për këtë Çani tha se ka dokumente që e provojnë, ku Kristaq Rama thotë se kishte lidhje me një ruse dhe se kishte dhe një fëmijë me të.

Por sipas Çanit kjo nuk do të thotë se Edi Rama ka lidhje me rusët. “ Edi Rama ka një vëlla rus, por nuk do të thotë se ka lidhje me rusët;, tha ai, ndërsa më vonë shtoi “ E ka pranuar vetë Kristaq Rama, ekziston dokumenti për këtë, sdo flisja kot unë”.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *