Një aksident është raportuar ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se një fugon pasagjerësh ka rënë në përroin e Manatisë pranë urës së Cenit në këtë qytet, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka harruar të vendosë mjetin në frena i cili më pas ka rrëshqitur duke rënë në ujë. Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po punohet për nxjerrjen nga uji të fugonit.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Ura e Cenit”, tek stacioni i furgonave, shtetasi D. N., pasi ka parkuar automjetin furgon, është larguar pa e siguruar atë.
Për shkak të terrenit të pjerrët dhe tokës së rrëshqitshme nga shirat, automjeti ka rënë në kanalin pranë stacionit.
Në momentin e rënies, në automjet nuk ka patur asnjë shtetas. Furgoni është nxjerrë nga kanali dhe si pasojë e rrëshqitjes, i janë shkaktuar vetëm dëme materiale.