Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Ngrihen në protestë shoferët në doganën e Morinës, radhë të gjata me makina bllokohen në rrugë: Është turp, nuk po merren vesh shqiptarët me shqiptarë!

Është mbyllur sërish kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë në doganën e Moronës, vetëm pak orë pasi u hap ditën e sotme. Kufiri qendroi për më shumë se dy muaj i mbyllur, për shkak të pandemisë, në një kohë kur lëvizja mes dy vendeve është përherë e lartë.

Mbyllja e doganës së Morinës ka ndodhur për shkak se është vënë re, një paqartësi e udhëtarëve për rregullat që duhet të ndjekin dhe dokumentacionin që u duhet si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Këtë problem e kanë hasur edhe të gjithë shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë në Kosovë, pasi janë kthyer përsëri pas sapo kanë kaluar kufirin me Kosovën, kjo pasi u është kërkuar një konfirmim zyrtar se janë negativ me Covid-19.

Policia njoftoi se lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit shqiptarë në Kosovë, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë “negativ” me COVID-19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore.

Gjatë një prononcimi për Fax News qytetarët shprehen shumë të indinjuar për shkak se ishin të painformuar në lidhje me këto masa. Kjo ka shkaktuar shumë rërmujë në kufi, duke krijuar jo vetëm rradhë të gjata me mjete të bllokuara, por edhe qytetarë të cilët tashmë kanë mbetur në udhëkryq.

“Ato na thonë që janë hapur, ju na thoni jo. Kjo është turp, shqiptarë me shqiptarë mos me u marrë vesh. Ke bërë testin e koronës? Nuk je shtetas kosovarë nuk lejohet me kalu!”- u shprehën qytetarët.

Ndërkohë që drejtuesit e kamionëve janë përballur me një tarifë shtesë për kamionet e tonazhit të rëndë, që do të duhet të bëjnë një dizeinfektim të detyrueshëm i cili kushton 22 euro. Këto të fundit janë ngritur në protestë, duke krijuar kështu rradhë të gjata kilometrike me makina.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close