02:20 | 29/05/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

“Shkurtoni shpenzimet buxhetore në udhëtime dhe dieta”/ Banka Botërore thirrje qeverisë shqiptare: Mos prekni arsimin dhe shëndetësinë!

13:43 | 23/09/2022
në Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shkurtoni shpenzimet buxhetore në udhëtime dhe dieta”/ Banka Botërore thirrje qeverisë shqiptare: Mos prekni arsimin dhe shëndetësinë!

Fillimisht Pandemia Covid -19 dhe tani kriza pas luftës në Ukrainë, ka paraqitur një nevojë më të lartë për rialokime buxhetore. Duke analizuar dinamikën në Shqipëri Banka Botërore sugjeron se nuk duhen bërë shkurtime në sektorë që kanë pamjaftueshmëri në financime dhe në projekte që gjenerojnë detyrime të prapambetura. Banka sugjeroi se, shkurtimet duhen bërë në shpenzime buxhetore të tilla si udhëtimet, dietat dhe shpenzime të tjera operative.

Psh nëse qeveria shqiptare shtrëngohet të bëjë rialokime për paketa antikrizë nuk duhet të shkurtojë fondet për arsimin dhe shëndetësinë pasi ato vlerësohen me pamjaftueshmëri të thellë në raport me nevojat reale. Por përkundër këtij konstatimi, qeveria shqiptare gjatë dy rishikimeve që i bëri buxhetit 2022 shkurtoi me rreth 3 % buxhetin total të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Financave përpara se të vendosi shkurtimin e shpenzimeve, duhet të mbledhë informacion mbi pasojat e mundshme të vonesave ose ndërprerjes. Disa shpenzime mund të shtyhen për një kohe, të tjera jo. “Të dish se cilët artikuj dhe në cilën kategori janë paraprakisht do të ishte një ndihmë për ministritë e linjës kur të përballen me plane shkurtimesh” evidenton studimi.

Shkurtimet mund të përfshijnë projekte që ende nuk kanë filluar, projektet me kthyeshmëri të ulët të investimit, që do të thotë se vonesat janë pa kosto.

Zëra të tjera që shpesh konsiderohen më të lehta për t’u shkurtuar janë udhëtimet, blerja e automjeteve të reja dhe rinovimi i zyrave, sugjeron Banka.

Studimi i Bankës Botërore sugjeron se, kostoja e rialokimeve buxhetore mund të minimizohet nëse qeveria pakëson rialokimet nga shpenzimet e paqëndrueshme dhe projektet që nuk kanë ecuri të mirë. Por edhe ky selektim ka vështirësi. Një program mund të ketë ecuri shumë i ngadaltë, por konsiderohet me prioritet të lartë.

Banka Botërore e vlerëson të rëndësishme një përgatitje paraprake të qeverisë, për projektet prioritare dhe jo- prioritare në mënyrë që rialokimi i fondeve të jetë më i thjeshtë dhe me sa më pak kosto.

Qeveria shqiptare i ka bërë rutine rialokimet buxhetore në mes të vitit. Por këto rialokime kanë prekur shume shpesh sektorët prioritare siç janë arsimi dhe shëndetësia, në një kohë që janë lënë të paprekura fondet për udhëtime rikonstruksione dhe investime në projekte te reja edhe pse ato nuk konsiderohen fisibël.MONITOR

Pas

Prindërit kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e “Mehmet Akif”: Do i dërgojmë fëmijët në shkollë, protestat do vijojnë

Para

Vonesat për rritjen e pagave për policët e burgjeve, Manja: Ju kërkoj ndjesë, tani e tutje sipas nivelit drejtues që keni

Para
Vonesat për rritjen e pagave për policët e burgjeve, Manja: Ju kërkoj ndjesë, tani e tutje sipas nivelit drejtues që keni

Vonesat për rritjen e pagave për policët e burgjeve, Manja: Ju kërkoj ndjesë, tani e tutje sipas nivelit drejtues që keni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Zhvillimi i kancerit të gjirit, ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar “përfitojnë” nga inteligjenca artificiale

Basha në Elbasan: Të lëmë pas të shkuarën që na dëmtoi, të shohim me shpresë drejt së ardhmes

“Mjetet e shtetit u mobilizuan për një njeri”, Kiliçdaroglu pas humbjes së zgjedhjeve: Do vazhdoj të luftoj për drejtësinë tuaj

“Kam frikë nga destabiliteti”, Vuçiç thotë se i druhet konfliktit në Kosovë

Barca dhe Atletico me fitore në javën e parafundit në La Liga

Qindra mbështetës të Erdoganit festojnë brenda Hagia Sophia (VIDEO)

QUINT: Kosova të mos ndërmarrë masa të reja për hyrje me forcë në ndërtesat komunale

Suksesi i City-t, ndeshjet dramatike dhe skuadrat “e humbura”, si ka përfunduar Premier League

Një kurë për diabetin? Stomaku mund të shërbejë si “rezervuar” i insulinës

“Shqiptarët ishin shumë mikpritës”, i riu kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.