Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Shkurtimi i stafit të Vetingut, Mesi: Vetëm për strukturat mbështetëse

Zëvendëskryeminstrja, Senida Mesi e ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, ka sqaruar shkurtimi i numrit të punonjësve të stafit të vetingut.

Sipas Mesit nuk janë prekur strukturat bazë që do të cënonin procesin, por shkurtimet janë bërë në strukturat mbështetëse.

“ Janë kaluar tre struktura të cilat kaluan me propozimin e PS, struktura të konsoliduara dhe me opinionin ndërkombëtarë të cilët vlerësuan efiçensën e këtyre strukturave. Nuk janë prekur strukturat kryesore por ato mbështetëse. Në seancën plenare doli e qartë se ku janë strukturat e rishikuara. Strukturat ndihmëse kanë qenë të diskutuara.. Në rishikimin në parlament ishte rishikimi i strukturave, nuk ka prekur elementë financiarë”,tha ajo.

Në lidhje me reformat në administratë, Mesi tha se reformat nuk kanë lidhje me shkurtim stafi, por me një riorganizim të personalit të administratës në bazë të meritokracisë.

“Kemi marrë sinjale pozitive dhe jemi vlerësuar nga BE për reformën në adminsitratën publike. Kemi marrë nota pozitive si një administratë që ka marrë një reformë të konsoliduar. Kemi ecur pozitivisht në lidhje me rekrutimin, kemi mbledhur shumë CV. Elementi i përcaktimit të një karriere që motivon adminstratën publike dhe i jep një pritshmëri se ku do të jetë pas disa vitesh. Për të pasur atë administratë që duam të kemi në themelin e ofrimit të shërbimeve të qytetarëve”, tha Mesi.

(S.SH/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *