Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Shkurt edhe qartë! Conte zbulon si do i festojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri qytetarët, shtohen orët e shtetrrethimit, nuk mund të dilet jashtë komunave

Edhe pse na ndajnë edhe 3 javë nga festat e fundivitit, qeveria italianë ka nxjerrë masat e reja kufizuese që do të zbatohen nga të gjithë qytetarët. Ajo që vihet re në dekretin e Contes është hapja e shkollave që nga data 7 Janar, 100% për ciklin fillor, 75% për shkollat ​​e mesme.

Udhëtimet ndër-qytetase janë të ndaluara nga Dita e Krishtlindjeve deri në ditën e Vitit të Ri, respektivisht nga 25 dhjetori deri më 1 janar. Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22 deri në orën 05 do të vazhdojë të zbatohet deri më 6 janar. Por në ditën e Vitit të Ri do jetë nga ora 22 deri në orën 07.

Këto janë masat e tjera kryesore të qeverisë që do të hyjnë në fuqi nga nesër, 5 dhjetor.

Udhëtimi midis rajoneve – Ndalohen nga 21 dhjetori deri më 6 janar, përveç në rastet e punës, emergjente dhe problemeve shëndetesore dhe kthimit në vendbanim.

Lëvizja midis komunave – Ndalohet në ditën e Krishtlindjeve, datën 26 dhjetor dhe ditën e Vitit te Ri, përveçse në rastet e punës, emergjencave dhe problemeve me shëndetin ose kthimit në vendbanim.

Shtëpia e dytë- Mund të shkohet nëse është në të njëjtin Rajon, përveç datave 25 dhe 26 Dhjetor dhe 1 Janar, kur udhëtimet jashtë komunës gjithashtu do të ndalohen.

Blerjet – Dyqanet do të qëndrojnë të hapura çdo ditë deri në orën 21:00 për të zbutur praninë e blerësve në më shumë orë të ditës. Qendrat tregtare do të mbyllen gjatë fundjavave.

Restorantet – Ato do të jenë gjithmonë të hapura për drekë, madje edhe në ditën e Krishtlindjes, Natën e Vitit të Ri, por jo më shumë se katër persona mund të ulen në tryezë. Sherbimi në shtëpi dhe marrja me vete mbetet deri në orën 10.00. Baret do të jenë të hapura nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite në zonat e verdha.

Dreka dhe darka e Krishtlindjes- Rekomandohet të festoni vetëm me anëtarët e familjes që jetojnë së bashku.

Mbrëmja e Vitit të Ri – Në 1 Janar, shtetrrethimi do të zgjasë deri në 7 të mëngjesit dhe jo deri në 5.

Hotelet – Hotelet mund të qëndrojnë të hapura, por restorantet brenda tyre do të mbyllen në naten e Vitit të Ri. Do të jetë e mundur të kaloni natën e Vitit të Ri vetëm në dhomë, duke porositur darkën aty.

Kinematë dhe teatrot – Ato do të mbyllen për të gjitha festat.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *