Faxweb.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes në rrugën nacionale Vlorë-Fier ku është rrëzuar një pemë shekullore dhe ka shkatërruar 3 makina të parkuara. Në pamje duket se si njëri prej mjeteve ka mbetur poshtë pemës me xhama të thyer dhe thuajse jashtë përdorimit.
Rënia e lisit shekullor ka shkaktuar probleme me lëvizjen e mjeteve që duhet të kalojnë në rrugë dysore. Mësohet se pas rënies të lisit të parë, është rrëzuar edhe një tjetër. Ndërkohë, njësoj si këto pemë shekullore janë edhe 5 të tjerë që rrezikojnë rënien.
Këto lisa janë në juridiksion të Monumentit të Kulturës.(A.M/Faxweb.al)