Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë mengjesit në qytetin e Durrësit, pranë Unazës së plazhit.
Shkak i zjarrit, që ka rënë fillimisht në katin e dytë të banesës, dyshohet se është bërë një incident në kuzhinë.
Nuk raportohen persona të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale, të cilat shihen dhe në pamjet e mëposhme, ku e gjithë banesa shihet e shkrumbuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.06.2021, në orën 07:15, në lagjen nr.13, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. M., nga e cila nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
(E.K/Faxweb.al)