Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shkrumbohet nga flakët fabrika e paletave të drurit, ngjarja dyshohet e qëllimshme, ja kush ishte pronari

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në Fushë Krujë, ku është djegur fabrika e prodhimit të paletave të drurit.

Mësohet se flakët kanë nisur rreth orës 04:00 të mëngjesit në një fabrikë pranë urës së Gjolës, ndërsa flakët kanë qenë të mëdha për shkak të lëndës drusore që kishte në fabrikë.

Fabrika është në pronësi të Afrim Çelës, ndërkohë që janë djegur dhjetëra m3 lëndë drusore.

Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht në dy vende të ndryshme, ndërsa zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *