Një banesë në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë, përballë godinës së prefekturës.
Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, megjithatë hetimet janë duke vijuar.
Në momentin e zjarrit brenda shtëpisë ka qenë një e moshuar, e cila është nxjerrë pa marre lëndime.
Për shuarjen e flakëve ndërhynë forcat zjarrfikëse, dhe dëmet janë vetëm materiale.
(E.K/Faxweb.al)