Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Shkrirja e Ministrisë së Mirëqënies, ish-zv.ministri: Mungesë serioziteti e qeverisë

Në mandatin e dytë qeveritar, kryeministri Edi Rama vendosi të shkrinte disa ministri. Siç bëri me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Integrimit, njëlloj ka vepruar edhe me  Ministrinë e Mirëqenies Sociale me atë të Shëndetësisë.

Mirëpo, ish-drejtues të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, e cila më herët quhej e Punës, e konsiderojnë të gabuar vendimin për shkrirjen e këtij dikasteri.

Në një prononcim për Ora News, ish-zv.Ministri i Punës Kastriot Sulka, ka deklaruar se zhbërja e një Ministrie tregon mungesë serioziteti në strukturën e qeverisë. 

“E njëjta Ministri e cila u blindua, iu dhanë kompetenca nga ministri të tjera, siç ishin arsimi profesional i marë nga Ministria e Arsimit, çështjet rinore, çështje nga kultura. Pra, u blindua, u bë një superministri, kthehemi tani dhe kemi një raport dhe na del që nuk është fare e nevojshme ose që shërbime të caktuara mund t’i bashkëngjiten institucioneve të tjera, çka nënkupton që as në herën e parë dhe as në herën e dytë nuk e ke seriozisht me këtë lloj ndërtimi që i ke bërë kësaj qeverie.”, shprehet Sulka.

Më tej, ish-zv.ministri thotë se Ministria e Punës nuk është për të hapur vende të reja pune, por për t’i ardhur në ndihmë kategorive sociale që nuk mund të përfitojnë nga zhvillimet ekonomike të vendit. Po ashtu ai e sheh problematike kalimin e pjesës së kujdesit social te Shëndetësia.

“Pjesa e ndihmës ekonomike, e cila është pjesa e luanit për t’u administruar. Ne kemi akoma pa përfunduar një reformë të nisur para 3 vitesh a pak më shumë për ndihmën ekonomike. Nuk ka sens që tia bashkëngjisësh si një nga opsionet terciare që mund të ketë Ministria e Shëndetësisë dhe që të mbuloj këto nevoja. Do fillojmë të meremi me komisionet e KEMP-it, nuk është arsyetim, po i njëjti doktor do të jetë në komision, do të varet nga Ministria e Punës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore  apo nga Ministria e Shëndetësisë, kjo nuk e rregullon problemin.”, shprehet ish-zv.ministri. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close